Prindit i merr fëmija dhe dërgohet në strehimore

Një prindi në Prishtinë i është marrë fëmija, i cili është dërguar në strehimore pas raportimit të gjyshes së tij për keqtrajtim.

Fëmija jetonte me babain, pasi prindërit ishin ndarë.

Prishtine 05.07.2022 – 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nipi i saj (djali i vajzës) viktima mashkull kosovar- fëmijë, largohet nga shtëpia dhe keqtrajtohet nga babai i tij, ndërsa viktima nuk mund të takohet më nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).