Prinici i Gjilanit u dënua me 5.200 euro

Princi i Gjilanit, Vali Corleone, është dënuar me 5,200 euro gjobë për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘posedim i paautorizuar i substancës narkotike’.

Dënimi me burg prej 6 muajve, atij iu shndërrua në dënim me të holla, me kërkesën e avokates mbrojtëse, raporton Betimi për Drejtësi.

Fillimisht, i akuzuari Corleone u dënua me 1,600 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, kurse me 6 muaj burgim dhe 800 euro gjobë për posedim të narkotikëve.

Me kërkesë të mbrojtëses së tij, avokates Adelina Sherifi, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në shumën prej 2,800 euro. Kësisoj, për posedim të narkotikëve, Vali Corleone u dënua në total me 3,600 euro gjobë.