Prishen raportet mes dy vajzave të njohura të showbizit kosovar, pas dy dekadave miqësi

Për shumë vite mike të ngushta, mirëpo duket se dy vajzat e njohura të showbizit Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada i kanë prishur raportet.

Sipas “Prive” i kanë ndarë rrugët pasi nuk flasin më me njëra-tjetrën. Madje Diellza e ka hequr Afërditën nga rrjetet sociale dhe kjo e fundit ka bërë të njëjtën gjë.

Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada kanë qenë ish-Misse të Kosovës.