Prishje në rrjet, disa pjesë të Gjilanit pa ujë
Kompania ‘Hidromorava’ në Gjilan ka njoftuar për një prishje në ujësjellës, për çka disa pjesë të qytetit kanë ngelur sot pa ujë që nga mëngjesi.
‘Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar mbrëmë në gypin e rrjetit të ujësjellësit FI 280, jemi detyruar që ta ndërpresim furnizimin me ujë në rrugët: “Abdullah Tahiri”, “Mulla Idrizi”, “Lidhja e Prizrenit” “Martirët e Gjilanit” si dhe në lagjen Iliria-Kamniku.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar dhe munduar maksimalisht që sa më shpejt ta sanojnë defektin dhe ta kthejnë furnizimin me ujë te konsumatorët në mënyrë të rregullt’, thuhet në njoftim.
Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni tel:044983071, fix:0280326980. Kujdestaria inaktive: 044719813.

