Prishtina renditet e 22-ta në botë për ndotjen e ajrit
Sipas matjeve të IQ Air, niveli i grimcave PM në kryeqytet është 98, duke mos përbërë rrezik të lartë për qytetarët.
Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, po renditet sonte e 22-ta në botë për sa i përket ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave të publikuara nga IQ Air, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM (partikula të imëta në ajër) është 98, një nivel që klasifikohet si i moderuar dhe nuk përbën rrezik të lartë për shëndetin e qytetarëve.


