Prishtina rifillon me shpërndarjen e shujtave për qytetarë
Prishtina rufillon prej sot në mesditë me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për qytetarë.
Prej sot e rifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë, thuhet në një njoftim të njoftim të Komunës së Prishtinës.
Ushqimin do e shpërndajmë në dy pika. Në ora 12:00. Në Tophane dhe Aktash.
Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti.
Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete.
Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik.
Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të gjithe përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend.
Ju lutem shpërndane këtë postim tek ata që mendoni se kanë nevojë për një shujtë të ngrohtë, përfundon njoftimi.


 
 
						 
						