Prishtinasin e rrah gruaja, ky e lajmëron në polici, rasti në procedurë të rregullt
Një person nga Prishtina ka raportuar dje në polici se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhunë ndaj tij.
“Prishtinë 11.11.2022-07:35 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se e bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Foto: ilustrim)

