Pritet nga makina e mishit, gruaja shqiptare ndërron jetë në sy të vajzës

Gruaja, e moshës rreth 50-vjeçare, ka shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin dhe dyshohet se i ka kapur flokët duke bërë që ajo të copëtohet. Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit pas ndarjes me bashkëshortin. “Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të marrë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte./abcnews.al