Pritet vendimi i gjykatës – dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj ndaj Naim Mureslit dhe dy të tjerëve të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademajt-Murselit më 29 nëntor, në Prishtinë.

Gjykata pritet t’ua caktojë masën e paraburgimit ndaj tyre.

Mediat nuk janë lejuar të përcjellin seancën dëgjimore.

Para fillimit të kësaj seance, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë organizuar një aksion simbolik.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, thuhet në pankartën që këta aktivistë mbanin në duar gjatë këtij aksioni.