Pritje deri në dy orë te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët po shpejtojnë të arrijnë në vendlindje për festat e fundvitit. Në pikat kufitare, tashmë vërehen kolona makinash që presin të hyjnë në Kosovë.

Deri në dy orë shkojnë pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë.

Siç njofton Qendra për Menaxhimin kufitar, pritjet në këtë pikë janë 120 minuta, derisa kolonat janë të gjata deri në 1. 5 km.

Në Muçibabë, ku arrihet nga drejtimi i Preshevës, pritjet janë deri në 30 minuta, derisa në pikat tjera, 3 deri në 10 minuta.

Siç dihet, pjesa e Anamoravës, ka shumë qytetarë që punojnë e jetojnë në shtetet perëndimore, prej vitesh.