Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova – te Dheu i Bardhë, po zgjasin mbi 1 orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket gjendjes në kufi.

Pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova – deri në 80 minuta.

Ndërsa në Merdar deri në 40 minuta, e në Mutivodë deri në 20.

Në Bërnjak pritjet po zgjasin deri në 15 minita, ndërkaq në pikat tjera pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta.