Pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë shkojnë deri në 40 minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet e qytetarëve në pikat kufitare me Kosovën.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë pritjet më të gjata, 20 deri 30 minuta për të hyrë në Kosovë dhe më shumë se 40 për të dalë.
Ndërkaq pritje ka edhe në Jarinjë, deri në 25 minuta për të hyrë dhe më shumë se 10 për të dalë.
Në Merdar pritjet janë deri në 20 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga Kosova.
Në Mutivodë e Vërmicë pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta.

