Pritjet për të dalë nga Kosova: 4 orë në Merdare, 4 minuta në Muçibabë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikë-kalimin kufitar në Merdarë shkojnë deri në katër orë.

Sipas kësaj qendre pritjet në Jarinje janë deri në dy orë në dalje, ndërsa te Dheu i Bardhë – 30 minuta dhe në Vërmicë – 40 minuta.

Në Muçibabë nuk pritet më shumë se 3-5 minuta, si në hyrje, ashtu edhe në dalje./Mediafokus.info