Pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë mbi tre orë

Pritjet në kufi për të dalë nga Kosova, janë të gjata edhe sot. Kolonat janë formuar  kryesisht nga bashkatdhetarët tanë që pas pushimeve në vendlindje, tani po kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë.

Për të dalë nga Kosova atyre u duhet të presin mbi 3 orë në pikën kufitare në Merdare, ku fluksi është më i madh.

Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.