Pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin deri në dy orë

Mëngjesin e së enjtes sërish ka pasur kolona dhe pritje të gjatë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën, deri në dy orë, janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar.

Edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 30 minuta.