Privohet kundërligjshëm nga liria një grua me foshnjen e saj

Policia në Pejë është njoftuar se një grua është privuar nga liria dhe po mbahet e mbyllur në dhomë së bashku me foshnjën e saj 8-muajshe. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka liruar viktimën nga ajo dhomë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor  është dërguar tek familja e saj.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.

Nuk raportohet për të arrestuar dhe as nuk përmendet personi i dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË /Pejë, 20.03.2022-16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë  është dërguar tek familja e saj. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.