Prizrenasi dënohet me 24 vjet burgim për dhunimin e një vajze nën moshën 14-vjeç
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, (Kryetarja e trupit Gjykues – Kymete Kicaj) ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G., për shkak se: Nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e ka detyruar personin tjetër të kryejë aktin seksual të dëmtuarën (I) – nën moshën 14 vjeç.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “dhunimi” nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.
Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç.
Me këto veprime kryen veprën penale “dhunimi” nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e gjykon dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024”, thuhet në njoftim.

