Prizrenasi e rrah gruan shtatzënë në repartin e gjinekologjisë
Policia ka bërë të ditur nëpërmjet raportit 24 orësh se një person e ka sulmuar gruan shtatzënë në repartin e gjinekologjisë.
Njoftimi i plotë:
Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

