Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar, ja pse
Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që sipas tij Vjosa Osmani është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që hetuesit të kërkonin prova në intitucionin e Presidencës, lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK.
I pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, Rama tha: “Nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurororët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës, se me demek edhe aty do kërkonin provat e ‘krimeve kundër njerëzimit’, që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për ‘krime kundër njerëzimit’. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe për nderin e Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”.
Lidhur me Gjykatën Speciale, Rama tha se nuk bëhet fjalë vetëm idiotë, por për instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se sa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën.

