“Produksion i pistë”, Ana reagon ashpër pasi BBVK shfaqi ish të dashurin e saj
Mbrëmë në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit.
Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes dyshes si dhe një reagim i ish të dashurit të Anës.
E tërë kjo situatë e nxiti Anën të bëjë një reagim të ashpër ndaj produksionit.
“Këto janë lojëra të produksionit që u bënë pa dijeninë time, ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos dhe ta kthej Kevinin kundër meje”, tha ajo.


