Profesoresha e mjekësisë apelon shtatzënat që të vaksinohen kundër COVID-19
Profesoresha e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi – Pupovci, ka apeluar shtatzënat që të vaksinohen kundër COVID-19, transmeton Mediafokus.info.
Me këtë rast, ajo ka publikuar një fotografi të vajzës së saj shtatzënë, duke u vaksinuar.
“Ne shtatzenes vaksina mbron dy jetera. Shtatzena, ju lutem vaksinohuni! P.S. Ne foto Era e jone, shtatzene duke e marre vaksinën”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Latifi-Pupovcit:
Shtatzenat e infektuara me virusin SARS-Cov-2 jane ne rrezik te larte per te zhvilluar forme te rende te semundjes. Ato poashtu kane rrezik te shtuar per deshtime dhe lindje te parakohshme krahasuar me shtatezenat e painfektuara. Pra,
1. Covid-19 mund te merr jeten ne shtatzenesi
2. Covid-19 rrezikon shtatzenesine
3. Mbrojta e vetme e sigurte nga Covid-19 eshte vaksina
Kete duhet ta dijne shtatezenat por edhe mjeket qe punojne neper QKMF, neper klinikat private, neper spitale, ne QKUK. Sepse, jo vetem nje here, shume here me ka rene te degjoj se mjeku/ja e ka udhezuar shtatzenen qe te mos vaksinohet!!!
Ne shtatzenes vaksina mbron dy jetera. Shtatzena, ju lutem vaksinohuni!
P.S. Ne foto Era e jone, shtatzene duke e marre vaksinen

