Profesori dhe sportisti i njohur del në pension me 10 mijë cent!

Shumica e pensionistëve, të cilët një pjesë të madhe të stazhit e kanë nga periudha e paraluftës, kanë përfunduar në gjendje të mjerueshme, sidomos ata që nuk kanë arritur t`i kenë minimumi 15 vite të plota.

Ligji për këtë gjeneratë të pensionistëve, është diskriminues, sepse nuk i mundëson pension me më pak stazh se 15 vjet.

Edhe profesori i njohur gjilanas Faredin Sherifi nuk ka mundur ta realizojë këtë të drejtë. Ai është pensionuar me 100 euro.

Konvertuar në cent, siç ka bërë arsimtari Nehat M. Ramadani, i bie që profesori i matematikës dhe sportist kulmor, gëzon pensionin prej 10.000 centësh.

“Desha t’ia shkruaj z-në para emrit, por m’u duk e trishtë dhe nuk bërë ballë dot, nuk desha ta nënçmoj më shumë. Dikush edhe mund të mos besoj, por njerëzit me shkollë e votë ia kanë caktuar atij këtë rrogë ‘dinjitoze’! Ky është vendi i çudirave, me emrin Republikë e Kosovës’, ka shkruar Ramadani.

Ai ka ironizuar me këtë realitet të hidhur ms shprehjen ‘Kush punon, fiton!’./Mediafokus.info