Profili i Lutës së LDK-së që e mban numrin 4 në listën zgjedhore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mban numrin 4 në listën zgjedhore të LDK-së për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Profili i politikanit kosovar i cili tash e 35 vite e donimon skenën politike
Lutfi Haziri u lind më 8 nëntor të vitit 1969 në Gjilan. Ai është biolog me profesion, ndërsa gjatë viteve ’90-ta, ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.
Në mars 1990 ka qenë anëtar i Këshillit inicues i LRDK, në Prishtinë, i cili më vonë u shndërrua në Forumin e Rinisë dhe po ashtu në Degën e saj në Gjilan.
Që nga viti 1990, ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë.
Në mars të vitit 1990, u zgjodh kryetar i Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997.
Në vitin 1997, u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.
Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.
Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, u emëruar zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetari i parë i po të njëjtës Komunë në zgjedhje të lira, në të cilin funksion ai qëndroi deri në janar të vitit 2005.
Në qershor të vitit 2001, themeloi dhe u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në këtë funksion, u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Europës).
Në dhjetor të vitit 2004, u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Paralelisht në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë viteve 2005-2007 ka qenë pjesë e grupit politik në bisedimet për statusin final të Kosovës.
Në vitet 2006-2008 është zgjedhur edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.
Haziri është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Lutfi Haziri në legjislaturën 2008-2010 ka qenë shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.
Më 2010 rizgjidhet sërish deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Në vitet 2009 – 2010, Haziri ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Si deputet ka qenë anëtar i komisioneve të ndryshme parlamentare që përfshinë buxhetin, mbikëqyrjen për siguri dhe intelëgjencë, politike të jashtme dhe ka udhëhequr Komisionin për Integrime Europiane.
Ka qenë, po ashtu, bashkëkryesues kombëtar për politikat e integrimeve eurupiane, dialogun për liberalizimin e vizave dhe bisëdimeve për normalizim.
Haziri është Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) Kolonel Kentucky/Shtetit të Kentucky në SHBA, Qytetar Nderi i qytetit Lexington, Qytetar Nderi Hot Springs-Arkansas dhe dekorata e mirënjohje ndërkombëtare.
Posedon diplomën për Menaxhim nga OSBE-ja, certifikatën e Universitetit Georgetoën, Ëashington DC, Colorado University SHBA, diplomë nga Instituti Amerikan për Paqe – USIP, si dhe shumë mirënjohje dhe certifikata nga institucionet vendore e ndërkombëtare.
Lutfi Haziri në vitin 2015 është nderuar me çmimin “Politikani më vizionar i kombit” nga Fondacioni “Imazhi Shqiptar”, ndërkaq në vitin 2018 nga Komiteti Botëror i Paqes ka pranuar çmimin “Figurë e Paqes”.
Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit me votë plebishitare, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti, për herë të katërt.
Haziri ka qenë anëtar i Bordit të ALDA me seli në Bruksel dhe anëtar i Parlamentit Global të Komunave, me seli në Hagë.
Në vitet 2021-2024, është rizgjedhur për herë të tretë nënkryetar i LDK-së në nivel qendror.
Më 2024 është rizgjedhur sërish nënkryetar i LDK-së në nivel qendror, derisa e mban edhe pozitën e kryetarit të Degës në Gjilan.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.
(Stërgjyshi i tij, Rrustem Mustafë Haziri dhe gjyshi i tij, Hetem Haziri, janë dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, ndërkaq babai i tij, Emrush Hetem Haziri është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” nga presidenti i Republikës së Kosovës) / Mediafokus.info/


 
 
						 
						