Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësohet fitimi i shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë për shumë vite në Kosovë.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ky projektligj synon të rrisë efikasitetin, transparencën dhe sigurinë e proceseve për shtetësinë.

“Në kohën e rritjes së lëvizshmërisë, ky ligj afirmon të drejtën për shtetësi të shumëfishtë dhe si prioritet adreson nevojën e kahershme për lehtësimin e kritereve për përfitimin e shtetësisë edhe për qytetarët e Luginës”, është shprehur Sveçla.