Projektligji për Sigurime Shëndetësore votohet në qershor

Projektligji për Sigurimet Shëndetësore, pritet që të finalizohet dhe të dërgohet për miratim në Qeveri deri në fund të muajit qershor. Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia ka thënë se pas pandemisë, MSh-ja ka filluar menjëherë me studimin e fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësor, studimi i cili ka përfunduar, dhe se ky projektligj ka kaluar të gjitha proceduarat dhe është në fazën finale të adresimit të komenteve.

Ai ka thënë se ky projektligj ka qenë i paraparë që të përfundoj gjatë muajit maj por që sipas tij kanë marrë kohë shumë komentet. Vitia shpreh bindjen se i njëjti do të procedohet për Qeveri shumë shpejtë.

“Ky ligj gjatë qershorit po them, ka pasur gjatë majit mirëpo për shkak të komenteve të ndryshme që kanë qenë me dhjetar faqe komente, pasi është një ligj shumë i rëndësishëm që përcakton shëndetësinë kosovare në vitet e ardhshme jemi jo vonuar, por ka marr kohë deri sa janë përgjigjur të gjitha këtyre komenteve dhe ky ligj do të procedohet shumë shpejt në Qeverinë e Kosovës dhe pastaj në Parlamentin e Republikës, ku pritet që të votohet pastaj dhe të filloj menjëherë punën”, ka thënë ai.

Kreu i MSh-së ka deklaruar se problem po u sjellë problemi i borxheve të grumbulluara për trajtim jashtë vendit. Me ndihmën e Ministrisë së Financave, Vitia ka thënë se janë duke i shlyer këto borxhe./EO