Prokuroria do të thërrasë 16 dëshmitarë në rastin ndaj Salih Mustafës

Ka filluar në Dhomat e Specializuara konferenca lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e gjykimit të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Në këtë konferencë është prezent edhe Salih Mustafa, ndërsa gjatë kësaj konference do të shtjellohen çështje të ndryshme.

Prokurori i rastit ka thënë se do të thirren 16 dëshmitarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke shtuar se kjo zyrë do të mbështetet në pesë dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar, ndërsa më pas do të shtohen edhe 11 dëshmitarë tjerë në listë.