Prokuroria e Gjilanit ngrit aktakuzë për dhunim ndaj të pandehurit E.H.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë për dhunim ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 6, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11:00, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare.

Pasi njoftohen përmes rrjetit social ‘’Snapchat’’, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe nën premtimin se do të martohet me të, i pandehuri E.H., ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën edhe përkundër faktit se e njëjta kishte refuzuar.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri E.H., gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 17 prill 2020, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./mediafokus.info