Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prokuroria Themelore në Pejë, sonte nga ora 21:30 do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Prokuroria Themelore e Pejës, ndërkohë që nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference.

”Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19’’, thuhet në njoftim.