Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që tentoi të vr*ste djalin e tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Driton Bekteshi i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në tentativë” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftim thuhet se “ndaj D.B. dyshohet se muaj më parë ka tentuar t’i marrë jetën djalit të tij. Ai u arrestua më 14 nëntor dhe, me vendim të prokurorit, ndodhet në mbajtje”.

Autoritetet po kërkojnë që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim për shkak të rrezikut dhe natyrës së rëndë të veprës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.