Prokuroria merr vendim për rinumërim votash në Vushtrri
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë pas dyshimeve për vjedhje votash sipas dokumentit që ka siguruar Telegrafi.
Kandidatja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për keqpërdorim votash, ndërsa komisionerët ishin familjarë të tij.
Gazeta Infokus kishte raportuar më herët për dyshimet mbi vjedhjen e votave në këtë komunë nga Xhafer Tahiri, duke bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime ndaj një komisioneri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),përkatësisht Betim Grabanicës.

