Prokuroria në Gjilan, gjatë muajit korrik, ka ngritur 21 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit korrik 2024 ka pranuar 28 kallëzime penale me 32 persona, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ku nga këto raste të pranuara 20 viktima janë të gjinisë femërore, ndërsa 12 viktima të gjinisë mashkullore.
Gjatë këtij muaji nga prokurorët e kësaj prokurorie janë ngritur 21 aktakuza ndaj 23 personave, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, për dhunë në familje janë ndaluar 14 persona, ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale, thuhet në njoftim.

