Prokuroria në Gjilan ka ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje gjatë vitit 2024
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë zgjidhur gjithsej 2 mijë e 157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.
Gjatë vitit 2024, përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve.
Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.

