Prokuroria në Gjilan ka ngritur akuza ndaj 35 personave brenda një jave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetre (63) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- 31 aktakuza 35 personave
- 34 aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime)
- 6 propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve
- 6 ankesa
- 4 persona të ndaluar
- 3 kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetetre (33) persona, thuhet në njoftim.

