Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një noteri në Gjilan, dyshohet për falsifikim të dokumentit zyrtar
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj noterit në qytetin e Gjilanit, Hivzi Murselit për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, si dhe ndaj Qani Xhelilit për veprat penale “Dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër” si dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Gjithnjë sipas aktakuzës këtë veprim noteri Murseli e bënë duke ditur se dokumenti-kontrata për kompensimin e kërkesave dhe detyrimeve sipas situacionit…, të datës 18 prill 2019 është i falsifikuar, pasi që ishte në njohur se ka ekzistuar kontrata tjetër e lidhur mes “Gzimi” Sh.P.K dhe “Dukagjini IMO” Sh.P.K pikërisht në zyrën e tij noteriale.
Sipas aktakuzës në kontratën e datës 18 prill 2019 është specifikuar qartë sipërfaqja që i takon secilës palë kontraktuese.
Tutje, në aktakuzë ngarkohet edhe Qani Xhelili ku thuhet se në cilësi të pronarit të kompanisë “Gzimi”Sh.P.K me qëllim të pengimit të realizimit të së drejtës pronësore, ka tjetërsuar pronën e Dukagjin Gërvallës.
Tutje, thuhet se i njëjti në Gjilan më 7 korrik 2020 kishte lidhur para kontratën të shitblerjes me Faton Selmanin për sipërfaqen prej 1000 metra katror të ashtuquajtur “Bodrum nën lokal”.
Prandaj për shkak të këtyre veprimeve i njëjti ngarkohet për veprën penale “penale “Dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 332 paragrafi 1 i KPRK-së.
Xhelili po ashtu, thuhet se me rastin e përpilimit të para kontratës më 7 korrik 2020 në mes të “Gzimi” Sh.P.K dhe Faton Selmanit në Gjilan të noteri Hivzi Murseli, ka paraqitur dokument të rrejshëm dhe atë kontratën e datës 18 prill 2019 e lidhur mes Xhelilit dhe Gërvallës.
E në të cilën para kontratë të origjinalit me shkronja të dorës ka shënuar të dhënat të cilat nuk janë në kontratën origjinale, e të cilën kontratë e ka shfrytëzuar për të tjetërsuar pasurinë e cekur si në pikën e parë dhe të dytë të aktakuzës.
Prandaj Xhelili për këto veprime po ngarkohet edhe me veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga nenin 395 paragrafi 1 i KPRK-së./Infokus


 
 
						 
						