Prokuroria Speciale deklarohet rreth ekspozitës së Shkëlzen Gashit: Do të vlerësojmë nëse ka përgjegjësi penale
Prokuroria Speciale e Republikë së Kosovës ka dale me një njoftim për media duke treguar se po përcjell me vëmendje informacionet e publikuara nga ekspozitën për masakrat e cila ishte vendosur në sheshin qendror të Prishtinës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke percjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bazë të kompetencave, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përman elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.

