Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për mashtrim ndaj 3 personave
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj të pandehurve G. B, B. Z, A. I.
“Të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi’ nga nenin 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe ‘Mashtrimi në tentativë’ nga nenin 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Speciale.
Ndërkaq, i pandehuri A.I., thuhet se me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të pandehurve E.O., i cili gjendet në arrati dhe të pandehurit G.B dhe B.Z, në kryerje të veprës penale “Mashtrimi” duke u vënë në dispozicion mjetet për kryerjen e veprës penale.
“Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale ‘Mashtrimi në bashkëkryerje në ndihmë’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1të KPRK-së” thuhet tutje në komunikatë.

