Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës ka ndaluar 9 persona
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës, (29 korrik – 4 gusht 2024), ka ndaluar nëntë persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
– Një person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’
– Një person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’
– Një person për veprën ‘’Mashtrimi’’
– Gjashtë persona, në katër raste të ndara, për veprën ‘’Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj personave të ndaluar ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave është raportuar një rast ‘’Vdekje e dyshimtë’’ në fshatin Shillovë, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi, thuhet në njoftim.

