Pronari i kompanisë “Valoni Tital” ndalohet për 48 orë pas lëndimit të punëtorit në vendin e punës në Gjilan
Një rast i rëndë që lidhet me sigurinë në vendin e punës është regjistruar në Gjilan, ku një punëtor ka mbetur i lënduar gjatë punës në kompaninë “Valoni Tital”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të sigurta, pas hetimeve të zhvilluara dhe konsultimeve me Prokurorin e çështjes, është thirrur për intervistë pronari i kompanisë, Naser Deliu, në lidhje me rrethanat e incidentit ku është lënduar Rinor Haxhiu.
Deliu ka dhënë deklaratë me shkrim për mënyrën e kontraktimit dhe kushtet e punës, ndërsa pas vlerësimit të provave dhe deklarimeve, Prokurori i çështjes ka lëshuar vendim për ndalimin e tij policor.
I dyshuari është vendosur në Qendrën e Ndalimit Policor për 48 orë.
Lënda do të procedohet me kallëzim penal për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa materiali hetimor do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Hetimet për rastin janë në zhvillim.

