Pronari i ‘Mekës’ e ngrit pagën minimale në 350 euro
Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka” ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së kryeministrit Albin Kurti që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro.
Njoftimin për këtë, PIraj e ka bërë publik në profilin e tij:
Unë si individ dhe si punëdhënës tërë jetën time kam qenë i përkushtuar që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë!
Unë nuk jam i pa gabueshëm dhe se vetëm Allahu është i përkryer, prandaj i kërkoj mëshirë dhe falje të Madhit Allah për të gjitha gabimet që i kam bërë me qëllim dhe pa qëllim!
Duke e mbajtur këtë drejtim unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor, sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor!
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë! Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, firmës sime dhe mbarë kombit tim! Për hajr kryeministër kjo nismë, përfundon postimin e tij Piraj.

