Pronari i një fabrike mielli bie nga lartësia dhe humb jetën

Në 50-vjeçar në Lezhë humbi jetën sot pasi ra nga lartësia.

Bëhet me dije se personi që ndërroi jetë ishte pronari i fabrikës së miellit, ku edhe ndodhi incidenti.

Ai ra nga një lartësi prej 3 metrash, duke marrë dëmtime të shumta në pjesën e kokës.

Edhe pse u dërgua me urgjence në Spitalin e Lezhës, nuk mundi të mbijetojë.

Në lidhje me rastin policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarje.