Propozohet që dy çmime muzikore të emërtohen Skënder Maliqi e Arif Isufi
Derisa Flaka e Janarit është duke vazhduar dhe pjesë e këtij manifestimi është edhe Fest Flaka, si një nga kartër shtyllat e tij, Burim Demiri ka dalë me një propozim të qëlluar që çmimet të kenë emrat e disa prej artistëve gjilanas, të cilët nuk jetojnë më, por që qenë pjesë e rregullt e Flakës.
Demiri propozon që çmimi për vokalin më të mirë të emërtohet “Skënder Maliqi”, ndërsa çmimi për instrumentalisitin më të mirë të quhet “Arif Isufi”.
Ky është postimi i plotë i Burim Demirit:
Vokali më i mirë të merr emrin çmimi “Skënder Maliqi”. Çmimi instrumentisti vitit (një personalitet që kontribuon në vazhdimsi për muzikën e mirëfilltë, qoftë edhe jashtë Flakës të ndahet me emrin Arif Isufi.
Po ashtu, tashmë kam protokoluar një kerkese per zyren e Kryetarit dhe drejtoritë gjegjëse qe te emrohet nje rruge ne qytet me emrin Skenderi e Arifi (me përkrahje të familjarëve dhe komunitetit te gjerë artistik).
Kompozitori i madh Agim Krajka thoshte për Skenderin: “Jua kemi zili edhe Tirana për këtë Skënderin”… e si mos ta nderojme ne figurën e tij?
Duke nderuar Skenderin dhe Arifin, nderojmë dëshmorët, sepse ata i nderuan gjithmonë në Fest Flaka, duke kënduar me fanatizëm të pashoq dhe këngë të përzgjedhura.
Ata ju bēnë ballë fortunave komerciale sepse kishin moral të lartë artistik. Ne atyre u kemi shumë borxh, përfundon postimi i Burim Demirit./Mediafokus/

