Protesta në Tiranë

Isuf B. Bajrami

Sot për krizën e naftës, kishte protesta në disa qytete të Shqipërisë e në mbrëmje edhe në Tiranë.

Në këto momente të vështira për qytetarët shqiptarë, vlen të rikujtohet thënia e një lideri vigjilent shqiptar për naftën: “Nafta është zemra e çdo pune, pa naftë asgjë nuk lëviz.”

Shqipëria kishte 4 mijë puse nafte, ku eksportonte 1 milion ton! Kishte arritur deri në 5 mijë metër thellësi shpimi.

Jo vetëm qytetarët shqiptarë në Shqipëri, por të gjitha shtetet e Ballkanit mund të furnizoheshin pa ndonjë vështirësi.

Sot, mjerisht nuk janë në funksion asnjë!

Pse, si dhe kush i shkatërroi?!

Cila ishte prapavija dhe qëllimi i shkatërrimit?!

Kjo po shihet tani që jemi në fillimin e një fillimi të krizës globale për çdo gjë, edhe për naftën.

Protestuesit e shqetësuar për mungesën dhe rritjen e çmimit të naftës kanë të drejtë të protestojnë, por me protesta nuk zgjidhen problemet e shkaktuara nga elemeti “njeri” në pushtet!

Në një shtet ligjor, siç është Shqipëria, çdo problem dhe shqetësim qytetar zgjidhet përmes institucioneve të shtetit, jo nē rrugë!

Vendi i Lekës 09.03.2022