Protesta të dhunshme nga mbështetësit e Trump në Uashington dhe Arizona
Kanë kaluar më shumë se 10 ditë që kur presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit duke kthyer një numër shtetasish nga republikanë në demokratë dhe ende ai nuk është pranuar nga e gjithë popullsia amerikane.
Këtë të shtunë mbështetësit e Donald Trump zhvilluan një tubim masiv në Uashington D.C.
Mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Freedom Plaza” ku shumë prej tyre bënin thirrje si “SHBA”, “Katër vite më shumë”, apo “Stop vjedhjes” pavarësisht mungesës së provave për mashtrime zgjedhore apo probleme të tjera që mund të përmbysin rezultatin.
Marshimi i protestuesve u bë nga Sheshi i Lirisë pranë Shtëpisë së Bardhë deri tek selia e Gjykatës Supreme në Capitol Hill, teksa Trump u drejtua për në klubin kombëtar të golfit në veri të Virxhinias.
Autokolona e tij kaloi mes manifestuesve dhe presidenti në detyrë, i veshur me kapele të kuqe i përshëndeti ata nga brenda limuzinës.
Më pas në përplasjet gjatë natës me ata që ishin kundër protestës sollën të paktën 20 arrestime dhe një të plagosur me thikë.
Ndërkaq të shtunën në disa qytete të tjera u zhvilluan përsëri grumbullime të mbështetësve të Trump të cilët nuk janë të gatshëm të pranojnë Kolegjin Zgjedhor të demokratit Joe Biden dhe bënin thirrje për fitoren e votës popullore si të ligjshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani janë një territor politik i paeksploruar më parë.
Megjithëse në vitin 2000 pati në betejë ligjore mes Al Gore dhe George W. Bush, e cila u vendos përfundimisht nga Gjykata e Lartë në favor të Bush, kjo mosmarrëveshje ishte për vetëm 500 vota në një shtet të vetëm, në Florida.
Nëse e krahasojmë me gjendjen aktuale në SHBA, epërsia e Biden në shtetet ku Trump po kërkon rinumërim apo po akuzon për vjedhje është dhjetëra mijëra vota.
Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë përjashtuar mundësinë e mashtrimeve dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vërtetuar se zgjedhjet ishin të drejta dhe u kryen siç duhet.

