Protestojnë kundër sekuestrimit të pijeve alkoolike

Një grup personash në Rahovec kanë protestuar kundër sekuestrimit të disa pijeve alkoolike, duke penguar kështu personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

Hoqë e Madhe, Rahovec 08.12.2022 – 11:50. Raportohet se rreth 70-80 persona, duke protestuar kanë penguar zyrtarët doganor të cilët ishin duke realizuar një operacion për sekuestrimin e disa pijeve alkoolike. Në një moment protestuesit kanë hedhë mjete të forta në drejtim të zyrtarëve policor me që rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore  thuhet në njoftim. (foto ilustrim)