Proteston stafi teknik i Spitalit të Gjilanit, nuk është përfshi në pakon emergjente
Stafi teknik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit kanë protestuar sot shkaku i mospërfshirjes në pakon emergjente të qeverisë, si ndihmë shtesë për periudhën e pandemisë.
Në protestë morën pjesë stafi teknik, punëtorët e kuzhinës, rrobalarjes, vozitësit, punëtorët e oksigjenit, zyrtari i morgut dhe të tjerë.
Gjithashtu protestës i janë bashkuar edhe punëtorët e entit higjenik, të cilët nuk janë përfshirë në pakon emergjente.
Ata konsiderojnë se janë diskriminuar padrejtësisht. Njëherësh, kjo kategori e punëtorëve shprehet e habitur se si nuk gjetën përkrahje as nga stafi mjekësor./Mediafokus.info

