Protesuesit dhe Policia konfrontohen para ndërtesës së Qeverisë
Protestuesit dhe Policia janë konfrontuar para objektit të Qeverisë, raporton Express.
Pasi Policia është zhvendosur pak, protestuesit kanë tentuar të vendosen në shakallët e objektit të Qeverisë.
Aktivisti Nol Nushi ka kërkuar që të lirohen shkallët e objektit për të mbajtur një fjalim. Por, një gjë e tillë s’është lejuar dhe ka ardhur deri te konfrontimi.
Protesta po mbahet kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

