Provokon ministri bullgar i Mbrojtjes: Vraja e Nishi – pjesë e Bullgarisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka shkaktuar zemërim në rajon me urimin e tij për 8 mars.

Në urim, të cilin e ka publikuar në faqen e saj parita VMRO-BND, pranë figurës së gruas dhe fëmijëve dhe fjalëve “tradita, familja, vlerat”, shihet qartë edhe harta e Bullgarisë së Madhe.

Sipas kësaj harte, në kuadër të shtetit bullgar gjendet tërë pjesa e Maqedonisë Veriore, një pjesë e Greqisë si dhe qytetet Nish e Vrajë në Serbi, shkruan novosti.

Ky koncept është i njohur qysh nga shekulli 19, kur ishte planifikuar që këto territore të jenë pjesë e Bullgarisë.

Megjithatë, ky plan nu ishte realizuar, pos për një periudhë të shkurtër kohore gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, kur bullgarizimi i popullsisë në territoret e okupuara ishte qëllim kryesor.

Para një muaji, Karakaçanov i kishte qujatur serbët ‘okupatorë të Maqedonisë’.