PSD e shndërron Qeverinë në “sallë dasmash”
Partia Socialdemokrate përmes një aktiviteti ka kundërshtuar punësimet familjare të Qeverisë Kurti. Aktivistë të PSD-së, qeverinë e emërtuan “sallë dasmash”, “këndon Besnik Bislimi”.
Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi tha para mediave se përmes këtij aktiviteti simbolik po synojnë të sensibilizojnë qytetarët për punësimet familjare nëpër ministri të ndryshme të Qeverisë Kurti.

