PSD-ja në Kamenicë merr afro 20% për Kuvendin e Komunës

Partia e Dardan Molliqajt, PSD, është renditur si partia e dytë në Kamenicë.

Ndonëse Vetëvendosje arriti të fitonte pa balotazh, nuk ka arritur t’i siguronte numrat e mjaftueshëm në asamblenë komunale për ta krijuar ekzekutivin e vetme.

Partia Socialdemokrate ka dalë e dyta me 19,52% të votave, apo 2,686 vota gjithsej.

Ndërkohë, kandidati i PSD-së për kryetar, Qëndron Kastrati, ka marrë 27,98% të votave, apo 4,089 gjithsej.