PSD vendos fotografinë e Oliver Ivanoviqit para Qeverisë: “I pikëlluar Albin Kurti”

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Para objektit të ekzekutivit ata kanë vendosur fotografinë e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq dhe një kurorë lulesh ku shkruan “I pikëlluar Albin Kurti”.

Postimi i PSD-së:

E ngushëlluam kryeministrin Kurti

Bustin e Oliver Ivanoviç e vendosëm para qeverisë së Kosovës. Funksioni i bustit është i dyfishtë; ai ngushëllon Kurtin në njërën anë dhe shpërfaq tendencat e tij për ri-intepretim të figurës së Ivanoviçit në anën tjetër.

Ivanoviç është kriminel lufte i dënuar; Kurti po dëshiron të ri-intepretojë atë përbrenda konfliktit të tij me Vuçiqin.

Kështu e transformon në punëtorin e devotshëm të përkushtuar për një Kosovë multietnike.

Qëllimi nuk arsyeton metodën. Ngjarjet e individët, si në këtë rast Oliver Ivanoviq, nuk mund të jenë objekt ri-interpretimi për teke të Kurtit. S’është thjesht hipokrizia, por rreziku i totalitarizmit që duhet të na shqetësojë.

Përballë saj kërkojmë demokraci dhe përgjegjësi. Kryeministër, kërko falje!